8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Kudo në fushë, gol dhe asist – statistikat fantastike të Vedat Muriqit ndaj Villarrealit

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Villarrealit me rezultat 4-2, ku protagonist ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi dhe asistoi në këtë takim.

Sulmuesi ynë asistoi tek goli i parë i shënuar nga Tino Kadewere në fillimin e ndeshjes.

Ai shënoi golin në minutën e 63-të, me një goditje me të majtën brenda zonës, që ishte goli i tij i nëntë sezonal.

Përveç golit dhe asistimit, sipas statistikave Muriqi u vlerësua me notën 7.8.

Ai kishte tre gjuajtje në portë, ndërsa krijoi edhe një rast tjerët të madh për të shënuar për bashkëlojtarët.

Se ai ishte kudo në fushë e tregon edhe fakti që ai kishte dy spastrime nga zona.

Mallorca fal golave të Vedat Muriqit, aktualisht është në vendin e tetë me 31 pikë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...