1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

Kujdes, kapen monedha metalike fals në Prishtinë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari.

Sot, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar 172 monedha metalike nga dy euro ose gjithsej 344 euro dhe 236 monedha metalike nga një euro ose gjithsej 236 euro, që në total kapin shumën 580 euro.

I dyshuari H. B. lindur në vitin 1968, m/sh/k është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim policor për 48 orë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...