16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Kujtohen Mujë e Ali Krasniqi, nis edicioni i 23-të i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”

Në Çabiq të Klinës sot është bërë hapja e edicionit të 23-të të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë”.

Në hapjen zyrtare mori pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Elezaj, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur festivali u hap me këngë që u kushtuan heronjve të kombit Mujë e Ali Krasniqit, dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

“Festën që e nisëm këtu do ta vijojmë për tri net me radhë në Klinë,  me kujtime dhe nderime të përhershme për luftën e UÇK-së”.

“Njëjtë sikur Muja që i këndonte heronjve e luftërave, rapsodët me këngë, me çifteli, me sharki do ta kujtojnë Mujën, Alinë, dëshmorët e heronjtë e kombit, luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Elezaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...