12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kukan kritikon Mogherinin për dialogun

Shefi i delegacionit të BE-së për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, ka kritikuar ndërmjetësuesen e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherinin, duke thënë se Bashkimi Evropian ka treguar mungesë të lidershipit në udhëheqjen e dialogut.

“Kërkoj falje znj.Mogherini, por Be ka treguar qartë mungesë të lidershipit në dialog. Negociata të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse tregoni se jeni të fortë si udhëheqje. BE-ja duhet të jetë më e fortë në dialog për të parashikuar mië mirë ngjarjet dhe reagimet ndaj tyre”, ka thënë Kukan.

Kukan ndër të tjera ka treguar se nuk është shumë optimist për arritjen e një marrëveshje të shpejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij vendosja e afateve nuk është e dobishme, edhe pse konstaton se “nuk mund të negociohet në afate të pacaktuara”.

Ai thotë se marrëveshja tashmë do të varet shumë nga administrata e re që do të vendoset në BE pas zgjedhjeve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...