11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë

Rritja e mundshme e tarifave të energjisë elektrike po shihet me shqetësim nga qytetarët.

Ata thonë se edhe ashtu, ngritja e çmimeve të shumë produkteve tjera, ua ka rënduar edhe barrën financiare.

Çdo ngritje e çmimit të energjisë elektrike, do t’ua rëndonte edhe më shumë barrën financiare. Andaj edhe qytetarët me shqetësim po e presin shqyrtimin e tarifave, për çka thonë se duhet të merret parasysh gjendja ekonomike e tyre.

Një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar nga qeveria që të ndërmarrë veprime në mënyrë që tarifat të mos shtrenjtohen.

Kundër ngritjes së çmimit janë shprehur edhe njohësit e fushës, të cilët kanë kërkuar që ekzekutivi të punojë më shumë për ngritjen e kapaciteteve të energjisë, raporton RTK.

Korporata Energjetike e Kosovës tashmë ka kërkuar ngritje të tarifave të energjisë elektrike, derisa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e kanë konfirmuar se po i shqyrtojnë të njëjtat./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...