27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Kupa Botërore në Estoni, Flaka Loxha siguron të bronztën

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha po merr pjesë në Kupën e Botërore, që po zhvillohet në Tallin të Estonisë.

Loxha në xhiron e parë mposhti me Ippon, ajo zuri në mbajtje për 20 sekonda, ukrainasen Sofiia Bordinskykh.

Në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon dhe përsëri zuri në mbajtje për 20 sekonda, belgen Luna Verfaillie.

Loxha për të bronztën, mposhti me ngulfatje për Ippon, holandezen Danique Janssen.

Në këtë Kupë Botërore u ndeshen Erza Muminoviqi (-52 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg), ku kësaj radhe ishin të pafat, ata u eliminuan në ndeshjet e para dhe nuk vazhduan tutje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...