26.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Kupa e Kosovës, mësohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në përballjen finale

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Komisioni i gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci.

Gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...