Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet e së tetës së finales.
Tetë ndeshje na presin në ditët në vazhdim, me ekipet elitare që pritet ta presin nga një biletë për në çerekfinale, por që në këtë garë nuk kanë munguar asnjëherë befasitë.
Të martën (nesër) do të luhet një ndeshje, të mërkurën pesë e të enjten dy.
Ndeshjet e kësaj faze do të nisin në orën 12:30.
Kupa e Kosovës – E teta e finales
E MARTË
12:30 Trepça – Drenica
E MËRKURË
12:30 Vëllaznimi – Gjilani
12:30 Llapi – Vushtrria
12:30 Prishtina – Suhareka 23
12:30 Drita – Dukagjini
12:30 Dinamo – Malisheva
E ENJTE
12:30 Feronikeli 74 – Prishtina e Re
12:30 Ferizaj – Rilindja1974. /Njeshi/