Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, thotë se Kosova ka të drejtë të hapë në mënyrë të njëanshme Urën e Ibrit.
Megjithatë, profesori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown në Washington, thotë se nëse dëshiron që të normalizojë marrdhëniet me Serbinë është mirë që ta zgjidhë këtë çështje në tavolinën e Brukselit.
“Edhe pse Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitet dhe të hapë në mënyrë të njëanshme urën e lumit Ibër, Prishtina, pasi synon përfundimisht të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin, është më mirë të veprojë përmes procesit të dialogut”- tha Kupchan
Kupchan tha se Kosova dhe Serbia përballen me një mosmarrëveshje të vështirë dhe të gjatë që duhet të shtensionohet.“Në një mosmarrëveshje të këtij lloji, veprimet e njëanshme priren të tërhiqen dhe të pengojnë përparimin, jo të përmirësojnë situatën”- shtoi Kupchan./Njeshi/