8.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Kupchan: Sulmi në Banjskë në përmasa të rrezikshme

Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, po e vlerëson të tmerrshëm dhe me potencial për dhunë me përmasa të gjëra.

“Nuk ka dyshim që individët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dënohen, dhe presioni duhet të bëhet në autoritetet serbe të bëjnë çka është e nevojshme, për të mbajtur përgjegjës ata njerëz. Ishte sulm i tmerrshëm, me potencial për të kaluar në një dhunë me përmasa më të gjera, pamë reagimin e NATO-s duke shtuar numrin e forcave brenda Kosovës, një shenjë e qartë që NATO është e shqetësuar për përhapjen e dhunës. Pra ky ishte një moment shumë i rrezikshëm, dhe personat përgjegjës duhet të japin llogari”, ka deklaruar Kupchan.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, ku thotë se SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion ndaj dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e saj.

“Mendoj që BE-ja dhe SHBA-të që tash po punojnë ngushtë, duhet të bëjnë presion mbi të dy palët, sepse të dy palët ndajnë fajin, që nuk kanë përparuar drejt normalizimit, e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar ai.

Kupchan thotë se vendimi i fundit për dinarin u mor në një moment kritik të politikët midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse sipas tij, Kosova me të drejtë po insiston që valuta e vetme të mbetet euroja.

“Mendoj që kryeministri Kurti ka çdo të drejtë politike dhe ligjore, që serbët në veri duhet të përdorin euron, ashtu si këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ata që jetojnë në Floridë përdorin dollarin. Por në kontekst të një momenti delikat kur Serbia dhe Kosova, shpresojnë, po provojnë të mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, unë mendoj që veprime të këtilla nuk janë të dobishme, por panevojshëm dhe provokuese”, thotë ai.

Sipas profesorit amerikan kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, po luajnë rolin e nacionalizimit në vend që të merren vendime siç thotë, të vështira.

“Kam besim që në fund, Kosova dhe Serbia të pajtohen dhe normalizojnë marrëdhëniet. Në mendjen time është pyetje ‘kur’ do të ndodhë kjo, e jo ‘nëse’ do të ndodhë kjo. Mendoj që është një moment kur të dy, edhe Kurti, edhe Vuçiq, duhet të dëshmojnë kurajë politike, të bëjnë zgjidhje dhe lëshime të rënda, por në vend të kësaj çfarë po shohim është se po luajnë rolin e nacionalizmit, e që nuk është e dobishme”, thotë ai.

Debat të ashpër pati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, midis kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, profesori nga universiteti Georgtown e vlerësoi debat të nxehtë pas një sërë vendimesh nga qeveria e Republikës së Kosovës/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...