30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Kupina i kundërpërgjigjet Mustafës, ia kujton kohën kur uronte liberalizimin e vizave

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, u është kundërpërgjigjur akuzave të ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se janë kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani, ata që e kanë lënë vendin pa viza.

Kupina ia rikujtoi një fotografi Mustafës, i cili shihej para kompjuterit, i cili tha se “me dorën në maus e koncentrimin me sytë katër, bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim”.

Ai tha se urimi që më 4 maj 2016 e kishte bërë Mustafa për liberalizimin ishte para kohe, teksa shtoi se ai ka ushqyer shpresën për qytetarët para kohe.

“Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla. Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presisdentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën europiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave””, ka shkruar Kupina, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Kupina tha se sot ata po i korrin frutat e politikës së tij të cilën politikë e quajti të paaftë.

“Juve ju ka munguar qartësia, por sot në krye të shtetit e keni zonjën Osmani, e cila siç tha më të drejtë gazetari gjerman: e qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur”,  është shprehur Kupina./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...