Pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do t’i hapet rruga presidentes, Vjosa Osmani që brenda tridhjetë ditëve të thirr seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, legjislatura e nëntë nuk konsiderohet e konstituar pa u zgjedhur edhe trupat e Kuvendit, përfshirë kryetarin, nënkryetarët dhe kryesinë.
E një gjë e tillë, sipas njohësve ligjor, mund të vonohen pavarësisht thirrjes së seancës ku mund të betohen deputetët e zgjedhur. Arsye, sipas tyre është kompozicioni politik dhe numrat të cilët janë në Kuvend.
Të njëjtit deklarojnë se nuk presin që Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, të shkojë me nominim të kryetarit të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës.
Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se pret që javën e ardhshme të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas përfundimit të ankesave në Gjykatën Supreme. /KSP/Njeshi/