9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

“Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” shfaqet në Budvë, analisti malazez publikon video

Mëngjesin e sotëm në mes të Budvës, është shfaqur pankarta e madhe me mbishkrimin “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Videon e pankartat e ka publikuar analisti malazez Lubomir Filipoviq në platformën X.

“Pankarta e madhe “Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë” u shfaq sot në vendlindjen time Budva. Përveç kësaj, tashmë prej dy muajsh, në gjithë qytetin tonë të vogël janë mbi 30 billborde nacionaliste serbe. Ata thonë se malazezët nuk ekzistojnë si një komb i veçantë”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos të cilën e ka publikuar.

Grafite të njëjta ka muaj që shfaqen nëpër Serbi . “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” u shfaq në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Nën këtë mesazh është pikturuar flamuri i Serbisë.

Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar këtë veprim në ndeshje si thirrje për dhunë, ndërsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar.

Pos që mesazhi “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” është shfaqur në stadium, para mijëra njerëzve, ai është shkruar edhe në disa vende të frekuentuara në qendër të qytetit.

Duke kaluar pranë njërit prej atyre grafiteve, Uroshi nga Beogradi tha se ishte një mesazh i shëmtuar dhe se në ato fasada mund të vizatohej diçka shumë më e mirë.

“Nxitja, kujton disa prej gjërave negative”, tha ai.

Ai tha se nuk i pëlqen që nëpër mure po përhapet propagandë nacionaliste.

Sipas një sondazhi të Institutit për Çështje Europiane të realizuar në gusht të vitit 2022, gjysma e të anketuarve (49.9 për qind), besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rifitojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi zyrtar nuk e njeh, por është duke zhvilluar bisedime me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...