22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Shqipëri: Kurban Bajrami, urimet nga presidenti dhe kryeministri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kreu i shtetit kërkoi që në këto momente duhet të jemi më pranë atyre që nuk kanë mundësi.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë”, shkruan Begaj.

Teksa, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një foto për të uruar të gjithë myslimanët në ditën e tyre të festës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...