Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, ka bërë thirrje për mbështetje të numrit 131 në zgjedhjet e ardhshme, duke e përshkruar këtë numër si zgjedhjen që garanton një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“131 është numri për Kosovën që mundet ma mirë,” ka deklaruar Kajtazi përmes një postimi të tij, duke përcjellë mesazhin për ndryshim dhe zhvillim.
Në kuadër të fushatës së tij, Kajtazi ka zhvilluar takime intensive me qytetarë nga rajone të ndryshme të vendit. Ai ka theksuar rëndësinë e dialogut me qytetarët, duke dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre për zhvillimin ekonomik, edukimin dhe mirëqenien sociale
Kajtazi dhe Partia Demokratike e Kosovës synojnë që përmes programit të tyre të sjellin ndryshime pozitive dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Slogani “131 për Kosovën që mundet ma mirë” po përdoret për të mobilizuar mbështetësit dhe për të theksuar qëllimet e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.
PDK mbetet e përkushtuar për të dëshmuar se është zgjedhja e duhur për qytetarët dhe se numri 131 do të jetë simbol i progresit dhe zhvillimit për Kosovën./Njeshi/