13.4 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Kurteshi: Serbia e ka humbur në raport me ndërkombëtarët, Kosova ka fituar

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ka deklaruar se zgjedhjet në veri ishin legjitime dhe demokratike, edhe pse u bojkotuan nga pjesa më e madhe e qytetarëve të atyre komunave.

Ai në “Five”, tha se Serbia e ka humbur “kartën”, para faktorëve ndërkombëtarë, teksa tha se Kosova, vazhdimisht ka gjetur mbështetje sa i përket organizimit të zgjedhjeve.

“Para faktorëve ndërkombëtarë, e ka humbur kartën, në lidhje me këto veprimeve të fundit rreth zgjedhjeve. Mirëpo, sepse mendoj që gjitha institucionet ndërkombëtaret, miqësore apo jo shumë, e kanë edhe intimisht dhe publikisht, i kanë dënu dënimet e Serbisë, sepse është ndërhyrje në sovranitetin e një vendit, sidomos në sovranitetin që garanton të drejtën demokratike, për këtë janë të ndishme shtetet demokratike”, tha ai.

Kurteshi theksoi se edhe ndërkombëtarët e dinë se zgjedhjet nuk u mbajtën nën rrethanat më të mirë të mundshme, por që sipas tij, ato u mbajtën sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...