22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kurti akuzon Kushtetuesen për Ligjin për Byronë: Zgjodhi ta vonojë ndjekjen e krimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti ka thënë se Kushtetuesja ka vendosur të vonojë ndjekjen e krimit, ndërkohë që ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë ndryshimet në këtë Ligj.

Duke iu referuar pesë votave kundër dhe katër pro të gjyqtarëve të Kushtetueses, Kurti është shprehur se gjysma e tyre e shohin ndryshe Kushtetutën, teksa është shprehur se sikurse për hartimin e këtij ligji edhe për atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), janë konsultuar me Komisionin e Venecias.

“Kemi hartuar dhe miratuar ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi hartuar për KPK-në, i cili në seancë të radhës do të votohet lexim të dytë, për më shumë prokurorë të pavarur nga politika dhe efikas. Si reforma thelbësore u konsultuan me Komisionin e Venecias, Ai i aprovoi të dyja këto, jo vetëm për shkak të qëllimit, por edhe pse siguronin garanci në vend të korporatizimit në KPK e dobi publike karshi pasurimit pabazë kriminal. Me gjithë këto, Kushtetuesja rrëzoi dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit, ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për e 4 kundër Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për Byronë, duke treguar që Kushtetua ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve”, është shprehur Kurti.

“Njëkohësisht kjo Gjykatë gjen se manipulimi në blerjen e insulinave dhe kësisoj rrezikim të shëndetit publik, nuk është faji i anëtares së OSHP-së që u shkarkua nga Kuvendi me propozim të Qeverisë sepse nuk ishte dëshmuar shkelja e etikës së punës si bazë për shkarkim. E rrezikimi i shëndetit publik e tenderët milionësh për Kushtetuesen, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vlerat e saj”, ka shtuar Kurti.

Ai ka theksuar se shpreson që vendimi për Ligjin për Byronë të publikohet sa me shpejt. “Një vjet e katër muaj i janë dashur Kushtetueses ta sjellë vendimin për Byronë, ende të papublikuar dhe të paqartë. Shpresoj që nuk i duhen edhe katër muaj të tjerë. Kërkoj nga MD-ja që menjëherë të fillojë me ndryshime dhe të procedojë me urgjencë Ligjin. Drejtësia duhet të bëhet, duhet të ketë, do të ketë”, është shprehur Kurti/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...