21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Kurti: Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81

Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçit .

Në këtë ngjarje e cila u zhvillua në ambientet e Pallatit të Rinisë, mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Duke kujtuar e përkujtuar për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, përfshirë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, e kryetar i Komunës së Pejës, kryeministri Kurti u shpreh se Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81, nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë.

“Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbronë, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim”, tha kryeministri Kurti ndër të tjerash.

Në përkujtim të veprimtarisë së Ali Lajçit, foli edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Ali Lajci do të kujtohet për kontributin e tij shumëdimensional për popullin  e për shtetin tonë, dhe për dashurinë e pakusht për popullin e Kosovës e për kombin shqiptar.

Në këtë Akademi përkujtimore, në emër të familjes  foli edhe djali i tij Ngadhnjim Lajçi, i cili fjalën e filloi duke falendëruar të pranishmit që morën pjesë në këtë ngjarje në nderim të babit të tij. Ai u shpreh se babai i tij, ishte një person veprat e të cilit do ta mbajnë të gjallë me krenari në zemra dhe mendjet tona, frymëzim jo vetëm për familjen./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...