Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku të shtunën do ta ketë një ditë të gjatë me takime.
Atje kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.
Kurti dhe Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./Njeshi/