22.6 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kurti: As pas 30 javësh s’ka aktakuzë për Radoiçiqin

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Aty foli kryetari i LVV-së njëherësh kryeministri Albin Kurti, i cili renditi sukseset e qeverisjes së tij.

Ai tha se as pas 30 javësh prej sulmit terrorist në Banjskë nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq.

“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.

Kurti pati edhe kritika për sistemin e drejtësisë në vend.

“Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, theksoi shefi i qeverisë njofton Klankosova.tv

Tutje, para anëtarëve numri një i Lëvizjes Vetëvendosje tha se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.

“Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, janë shkatërruar nëntë laboratorë droge, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale dhe armatim në vlerë prej 15 milionë eurove. Janë ngritur nëntë stacione policore për të rritur sigurinë”, tha kryetari i Vetëvendosjes në fjalimin e tij para anëtarëve të KP-së së LVV-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...