Kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të bëjë homazhet në orën 12:00, tek varrezat në Velani.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu”, thuhet në njoftim./Njeshi/