Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me anëtarë të kabinetit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë, në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, ka bërë homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, pranë së cilës ka vendosur kurore me lule.
Kurti theksoi se në këtë ditë i kujtomë dhe i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit.
“Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi heroit të popullit Zahir Pajaziti!”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria njofton se pas homazheve, kryeministri Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit dhuruan gjak në kuadër të aksionit për dhurim të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”./Njeshi/