-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Kurti bisedoi për situatën në veri me ish-kryeministrin e Greqisë

Gjatë qëndrimit të tij në Greqi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ish-kryeministrin e Greqisë, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste, George Papandreou.

Me Papandreou, Kurti bisedoi rreth ngjarjeve të fundit në vend e situatën e sigurisë, një muaj pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës.

U fol dhe mbi realitetin demokratik në Kosovë e sukseset e vendit tonë, e ku temë e diskutimit ishte dhe aplikimi për anëtarësim i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ata biseduan dhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes partive simotra e dy subjekteve të tyre politike. Kryeministri e uroi  Papandreou mbi suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Greqi gjatë këtij muaji./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...