15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Kurti: Çështja e Asociacionit mund të adresohet në marrëveshjen finale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se Kushtetuta e Kosovës, e cila i ka dhënë shume privilegje pakicës serbe, nuk lejon në frymën e saj Asociacion njëetnik.

“Jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Aty mund të adresohet edhe çështja e Asociacionit. Megjithatë, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe është përpiluar nga z.Ahtisari, nuk lejon në frymën e saj Asociacionin njëetnik. Fjalia e parë e atij plani që është hartuar nga Ahtisari thotë se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...