29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, shkruam hyrjen e kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi ndërkaq në vazhdim të vizitës atje ka takuar edhe shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i entuziazmuar për takimin me Pamuk, gjersa thekson se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat.

Në restorantin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme.

Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti.

Ndryshe, kryeministri gjatë vizitës në Turqi është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...