9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Kurti dhe Heaton-Harris dakordohen për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë Kosovë-Irlandë Veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Shtetit të Irlandës Veriore, Chris Heaton-Harris në Kështjellën Hillsborough.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kurti ka thënë se si në Kosovë, ashtu edhe në Irlandën Veriore, qytetarët e të gjitha komuniteteve duan një shoqëri të sigurt, të begatë dhe të integruar.

“Ne ramë dakord për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Irlandës Veriore, veçanërisht në ekonomi dhe kulturë”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...