Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim drejtoren rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.
Kryeministri Kurti e vlerësoi partneritetin si dhe rolin e kontributin e institutit. U theksua angazhimi i dyanshëm në fuqizimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimit ndaj reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen.
Në fokus të bisedës ishin programet e projektet që në qendër kanë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike.
Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Onorato për takimin e frytshëm, bisedën produktive dhe bashkëpunimin efikas mes qeverisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar, IRI./Njeshi/