27.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke flasin për projekte të përbashkëta

Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë me zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yilmaz dhe ministrin e Mbrojtjes, Yaşar Güler, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit gjithashtu edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre prej se Fidan ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit nga zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Fidan diskutuan rreth fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimit tregtar por edhe mbështetjes së Turqisë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri e falënderoi ministrin Fidan për qëndrimin e tij mbështetës për Kosovën në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Duke shprehur mirënjohjen për marrëdhëniet bilaterale dhe për mikpritjen sot, kryeministri nënvizoi rolin dhe kontributin e rëndësishëm të Turqisë për rajonin si dhe për paqen e sigurinë në Kosovë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...