2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi katër milionë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së.

Bëhet fjalë për punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë.

Këto projekte, Kurti i ka quajtur tejet të rëndësishme.

Ai tha se ky projekt është në vlerë 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto sëmundje në Republikën e Kosovës.

“Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të disponueshme në vendin tonë, ndërsa qytetarë nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për trajtim, por do t’i kryejnë në Kosovë”, tha Kurti. /Njeshi/

Mund të jetë një imazh i 8 persona, turmë dhe teksti

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...