9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kurti dhe Vuçiq nesër në Shkup – Bashkë me ta edhe Edi Rama

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në Shkup, ku do të diskutojnë planin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe organizatave rajonale

Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të qeverisë maqedonase, pjesë do të marrin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Komoros të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, do të marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...