Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Alyson Grunder kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 22 vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.
Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. /Njeshi/