14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Kurti: Dialogu nuk është prioritet i yni, është dukur ashtu për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i Qeverisë por që kështu po duket për shkak të vëmendjes mediale e ndërkombëtare.

Kurti kishte thënë se dialogun e ka prioritet të shtatë para se të vinte në pushtet, por është kritikuar se më së shumti kohë gjatë qeverisjes ka shfrytëzuar aty.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju.

Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga zyrtarët serbë”, ka thënë shefi i Qeverisë në konferencën për media që e mbajti të premten për shënimin e trevjetorit të ardhjes në pushtet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...