24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Kurti: Do ta shndërroj sportin në kulturë të shoqërisë

Sot, në Brezovicë, u përmbyll ngjarja dy ditore “Tryeza e Sportit”, ku akterët më të lartë vendorë të komunitetit sportiv, diskutuan tema të ndërlidhura me këtë fushë.

I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe kryeminsitri i vendit, Albin Kurti, i cili ndër tjerash foli për rëndësinë e masivizimit dhe shkëlqimit në sport.

“E para do ta shndërroj sportin në kulturë të shoqërisë, me ndikim në shëndetin publik. Ndërsa e dyta, do ta bëjë diplomacinë sportive të suksesshme përmes të arriturave të larta në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Në vazhdën e diskutimeve u arritën disa përfundime dhe pajtueshmëri, të cilat do të ndihmojnë në orientimin e qeverisë dhe komunitetit të gjerë sportiv drejt zhvillimit të mëtejmë të sportit në vend.

Ndër pikat për të cilat palët u pajtuan për të vazhduar më tutje ishin hartimi i strategjisë kombëtare për zhvillimin e sportit, procesi i integrimit të aktiviteti fizik dhe sportiv në sistemin e arsimit në Kosovë, ku synohet të ndërtohet edhe sistemi i identifikimit të talentëve të rinj në sport dhe shndërrimi i sportit në kulturë shoqërore.

U diskutua edhe për Sportin Elitar, që ka të bëjë me ngritjen e rezultateve sportive në nivel shtetëror dhe përfaqësimi i sportit në arenën ndërkombëtare. Të pranishmit u pajtuan se me prioritet të lartë duhet trajtuar ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, i trajnerëve, stafit ndihmës – mjekë sportivë, fizioterapeutë, psikologë e nutricistë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...