15.4 C
Pec
E diel, 28 Maj, 2023

Kurti do zbatim të shpejtë të marrëveshjes me Serbinë, Bërnabiq ia kërkon Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që marrëveshja e fundit e arritur me Serbinë të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa. Kurti shkroi në Twitter se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.

Pas pak minutash, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq i reagoi, duke i kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...