22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Kurti e emëron Emin Hoxhajn drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...