6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Kurti e Gërvalla sot në Austri, Ambasada në Vjenë ua organizon tubimin paraelektoral

Pas Zvicrës, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot drejtë Vjenës në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e kryeministrisë, shkruan Express.

Në këtë qëndrim në Austri, Kurti do të jetë i shoqëruar nga zv.kryeminsitrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me të cilën edhe do të mbajnë një tubim paraelektoral në Vjenë të aranzhuar nga Ambasada e Kosovës në Austri.

“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...