13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Kurti: e-Kosova tani edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

Kryeministri  Albin Kurti ka bërë të ditur se e-Kosova tani është edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.

“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, e-Kosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset”,shkroi Kurti.

Sipas tij, të gjitha shërbimet tashmë janë në dispozicion online, në e-Kosova.

“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera, tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë. Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë”, ka shkruar kreu në detyre i ekzekutivit kosovar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...