27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Kurti e krahasoi PBB-në e 2023-ës me atë të vitit 2000, Hoti: Propagandë e marrë, si ajo e komunistëve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot në hapje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti, është lavdëruar duke krahasuar Produktin e Brendshëm Bruto të vitit 2023 me atë të vitit 2000.

Hoti tha se të gjithë e dinë se në vitin 2000, Kosova sapo ishte kthyer nga depërtimi i “politikës së tokës së djegur”, që sipas tij, u zbatua sistematikisht nga regjimi serb.

“Në vitin 2000, gjysma e shtëpive ishin të djegura. Kafshët shtëpiake dhe mjetet bujqësore ishin të vjedhura e të shkatërruara. Infrastruktura shkollore, shëndetësore e rrugore ishte shkatërruar gati plotësisht nga lufta e nga mungesa e investimeve mbi 10 vjet. Shumica e bizneseve ishin plaçkitur e duhet të nisnin nga e para”.

“Kjo sjellje e kreut të Qeverisë është propagandë e marrë, sikur ajo e komunistëve, të cilët mashtronin qytetarët me ‘arritjet e planeve 5-vjeçare’, në ndërkohë që qytetarët varfëroheshin”, shkroi Hoti.

Tutje, Hoti ironizoi me Kurtin, duke i propozuar atij që të bëjë krahasimin me vitin 1998-99, pasi siç tha, rritja do t’i del të jetë jo 5 herë, por 10 herë më e madhe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...