Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).
Ai sot tha se ditën e dytë të forumit e nisën me një takim me homologun estonez të Maqedoncit, me të cilin tha se kanë folur për sigurinë, ndërsa mbështetjen e Estonisë për Kosovën e cilësoi jetike, raporton Gazeta Express.
“Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, ka shkruar Kurti në X.
Në kuadër të sesioneve të këtij forumi, Kurti dje tha se “siguria rajonale në Europë është siguri kolektive për Europën”. /Njeshi/