24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Kurti e Osmani në mbledhje për mbi dy orë, në Kuvend shkon edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së

Zyrtarë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e këtyre zyrtarëve është parë të jetë edhe e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati.

Arsyet ende nuk janë bërë të ditura rreth kësaj.

Ndryshe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmani, në presidencë.

Këto takime, me Kurtin si dhe me liderët e partive të tjera parlamentare po bëhen si përpjekjen e dytë të saj për zgjidhje të ngërçit të krijuar në Kuvend. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...