23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Kurti e Osmani priten me fyerje nga serbët në veri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente nga kjo listë, Vjosa Osmani, janë përballur me fyerje nga serbët në Mitrovicën e Veriut, pas një tubimi që kishin mbajtur atje.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediat lokale të veriut, dy krerët e kësaj liste janë përballur me dhjetëra qytetarë që brohoritnin se “Këtu është Serbi”. Aty dëgjohen edhe fyerje ndaj shqiptarëve.

Derisa, në vendin e ngjarjes, janë parë edhe forca policore.

Në një përgjigje të shkurtër për media, zyra për media e Vetëvendosjes ka thënë se megjithatë gjithçka nga kjo vizitë “ka shkuar siç është paraparë në agjendë dhe asgjë s’ka ndryshuar”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...