Pas takimit me senatorin Chris Murphy, në ditën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, kryeministri Albin Kurti, u takua edhe me senatorin amerikan Peter Welch.
Siç njoftohet u bisedua mbi thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjerimin drejt fushave të reja të bashkëpunimit, për ndërveprim sa më të ngushtë dhe produktiv, por edhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA, të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane.
Kryeministri theksoi rëndësinë e përballjes me drejtësinë të përgjegjësve të këtij sulmi dhe dorëzimit të Millan Radojçiq drejt autoriteteve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e senatorit dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, Kurti e falënderoi për shkëmbimin e sinqertë dhe bisedën e zhvilluar./Njeshi/