24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Kurti e uron Trumpin me postim në Facebook për 4 Korrikun: Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka uruar Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan për 249 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka thënë se Kosova është mirënjohëse për miqësinë dhe krenare për bashkëpunimin e partneritetin mes dy vendeve.

“Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar, dhe vazhdon të shënojë, progres të jashtëzakonshëm, si anjëherë më pare”, ka shkruar Kurti

Ai ka uruar që aleanca e dy shteteve dhe miqësia mes dy popujve të jenë të përhrshme.

“Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve! Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve”, ka shkruar Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...