27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Kurti e Vuçiq pas një kohe të gjatë takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas një kohe të gjatë do të rishihen sot në Bruksel pas ftesës së marrë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Siç ka njoftuar BE-ja, liderët ballkanas fillimisht do të takohen ndaras me Borellin, dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi i përbashkët trepalësh.

Borell, ndonëse është duke numëruar ditët e tij të fundit në pozitën e kryediplomatit evropian, në prag të këtij takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi ka thënë se do të përpiqet që në kuadër të negociatave mes dy shteteve të arrihet një zgjidhje operative.

Spanjolli në një konferencë për media ka thënë se marrëveshjet ekzistojnë dhe se tashmë ato vetëm duhet të zbatohen.

Borell, ndonëse është duke numëruar ditët e tij të fundit në pozitën e kryediplomatit evropian, në prag të këtij takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi ka thënë se do të përpiqet që në kuadër të negociatave mes dy shteteve të arrihet një zgjidhje operative.

Spanjolli në një konferencë për media ka thënë se marrëveshjet ekzistojnë dhe se tashmë ato vetëm duhet të zbatohen.

“Natyrisht, unë vazhdoj të përpiqem që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrijë një zgjidhje operative. Ne tashmë kemi një marrëveshje, kemi  marrëveshjet e Ohrit. Problemi me marrëveshjet [ është se ] ato duhet të zbatohen. Palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër”, ka potencuar kryediplomati evropian.

Ai këtu ka përmendur edhe propozimin e tij që Kosovës t’i hiqen masat dhe ka shtuar se heqja e masave mbase do të krijonte një skenar në dialog, ku ndoshta s’do të ketë një rinisje të procesit, por të paktën s’do të ndodh mbyllje e befasishme e tij.

Para aranzhimit të kësaj vizite të nivelit të lartë, në Kosovë dhe Serbi ka qenë për vizitë edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak. Lajcak ka thënë se qëllimi i vizitës së tij ka qenë zhbllokimi i dialogut dhe ecja përpara me zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Noramlizimit.

Kur ka përmendur rrugën e implementimit të marrëveshjes, emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka propozuar një implementim paralel të marrëveshjes, ku palët duhet të japin diçka për të marrë në këmbim diçka. Lajcak thotë se BE-ja mendon që Kosova duhet të nis e para me Asociacionin, pastaj Serbia me njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Megjithatë çështja e Asociacionit duket se është futur në një rrugë pa krye, pasi që Kosova po refuzon kategorikisht që të procedojë tutje me Draftin e BE-së. Madje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është munduar që ta degradojë propozimin e BE-së, duke thënë se Kosova s’dërgon në Gjykatë Kushtetuese artikuj gazetash ose drafte që s’kanë pronësi apo autorësi.

“Një draft që faktikisht nuk përbën as draft as dokument dhe as nuk ka nënshkrim apo pronësi – deri në muajin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë se ‘ky është draft i joni’. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione ose drafte që nuk kanë as autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Bislimi.

Përpara kësja deklarate të Bislimit, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se BE-ja duhet ta dërgojë Draftin e saj në Komision të Venecias dhe se Kosova në Kushtetuese mund ta dërgojë një Draft të shkruar vetë.

Nga BE-ja lidhur me këtë deklaratë të Kurtit, kishin thënë se i takon Kosovës që t’i drejtohet Komisionit të Venecias dhe kanë ritheksuar edhe njëherë pritjet që të procedohet Drafti i Lajcak në Gjykatë Kushtetuese për verifikim sa i përket përputhshmërisë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...