8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Kurti edhe sot në heshtje, nuk përgjigjet nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka refuzuar të përgjigjet para gazetarëve nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Ai u pa duke hyrë në Kuvend, por nuk dha ndonjë përgjigje para gazetarëve.Kuvendi i Kosovës do të përpiqet për herë të tretë të konstituohet, pas dy tentativave të pasuksesshme të mëparshme. Seanca është thirrur të mbahet në ora 12:00.

Ditën e enjte seanca dështoi të mbahet pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultë partitë politike dhe më pas e ndërpreu seancën duke thënë se “nuk pati konsensus” se si të vazhdohet tutje.

Subjektet politike, LVV, PDK, LDK, AAK fajësuan njëra – tjetrin për bllokim të institucioneve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...