16.7 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Kurti: Edukimi është një mjet i fuqishëm për bashkëpunim të mirë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot  ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.

Kurti tha se edukimi është një mjet i fuqishëm që ndërton baza për bashkëpunim të mirë, siç është rasti me marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Austrisë.

“Në kuadër të këtij bashkëbisedimi, ai trajtoi elementet që dëshmojnë potencialin e Kosovës për zhvillim, teksa më pas përmendi dhe lansimin e djeshëm të platformës “Made in Kosova””, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e përkushtuar në ndërmarrjen e reformave politike e ekonomike me synim rritjen e transparencës dhe krijimit të kushteve të favorshme për investitorë lokal e ndërkombëtarë.

“Ai theksoi disa prej politikave të ndërmarra të cilat kanë patur synim ndikimin në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe evidentoi disa prej të arriturave në indikatorët makroekonomikë, si dyfishimi i eksporteve apo edhe ai i investimeve të huaja direkte në tri vitet e fundit”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...