Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Munich të Gjermanisë me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.
Kurti ka falënderuar Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në integrimin euro-atlantik, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
“Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Kryeministres Simonyte, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kryeministri Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik. Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti në Munich në margjina të Konferencës së Sigurisë, ka pasur takime me zyrtarë të ndryshëm. /Njeshi/