Kryeministri Albin Kurti është takuar me Kryediplomatin e Singaportit, Vivian Balakrishnan, në New York.
“Kryeministri falënderoi Republikën e Singaporit për mbështetjen e dhënë që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2016, dhe theksoi rolin e rëndësishëm që Singapori mund të luaj për Kosovën në zgjerimin e bashkëpunimit dhe raporteve me vendet e Azisë juglindore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Njeshi/