31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Kurti flet me shefin e UNDP-së në Kosovë për strategjinë kundër korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Nuno Queiros.

Në njoftim thuhet se ata diskutuan rreth projekteve dhe programeve të bashkëpunimit. Në mesin e tyre, rreth strategjisë kundër korrupsionit, si një instrument që paraqet vizionin e qeverisë në luftimin e tij e që mbështetet dhe nga UNDP.

“Çështje tjetër e bisedës ishte dhe ajo e fondit të ekselencës, si një njësi e veçantë e ekspertizës, e cila financohet nga qeveria dhe menaxhohet nga UNDP”.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Queiros për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ngushtë, i cili përveç çështjeve të lartcekura ndër të tjerash përfshin edhe fushën e mbrojtjes së komuniteteve joshumicë dhe drejtësisë tranzicionale”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...