5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Kurti fton Al-Falih të thellojnë bashkëpunimin

Forumi Ekonomik Botëror në Davos po vijon punimet e tij, gjersa në margjina të kësaj ngjarje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Kryeministria njofton se në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

Tutje në njoftim thuhet se teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur Kosova, kryeministri e ftoi atë të zgjerojnë e thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm e të rrisin mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...